Pas reagimit zyrtar të ambasadës amerikane mbi veprimtarinë e SPAK dhe Policisë, ku theksohej se këto institucione nuk mund të shantazhohen, edhe vetë përfaqësuesja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, reagon në Twitter, duke theksuar se raste të rëndësishme kërkojnë të blejnë ndikim për t’i shpëtuar drejtësisë.
Duke theksuar se mbështesin fuqisimisht SPAK-un, ambasadorja thotë: Le të jemi të qartë: kjo ka të bëjë me dënimin e kriminelëve të njohur – asgjë më shumë, asgjë më pak.
Mesazhi i Yuri Kim në Twitter:
Çështjet e rëndësishme gjyqësore shpesh shoqërohen nga fushata të shtrenjta për të mbjellë dyshim dhe çorientim, për të blerë ndikim, për të mohuar të vërtetën, për t’i ikur drejtësisë.
Të jemi të qartë: kjo ka të bëjë me ndëshkimin e kriminelëve të njohur – asgjë më shumë, asgjë më pak. Mbështesim fort SPAK & Policinë e Shtetit.