Sekretarja e Brendshme britanike, Priti Patel kritikoi numrin e turpshëm dhe të papranueshëm të migrantëve që mbërrijnë në Britaninë e Madhe përmes Kanalit.
“Numri i migrantëve të paligjshme që kalojnë Kanalin me anije të vogla drejt Britanisë është i tmerrshëm dhe papranueshmërisht i lartë”, shkroi Patel në Twitter.
“Këto shifra janë të turpshme”, reagoi ministrja.
Të enjten, të paktën 235 migrantë u kapën midis Francës dhe Anglisë, duke vendosur një rekord të ri ditor, vetëm një javë pas atij të mëparshëm (202 persona më 30 korrik).
Sipas disa medieve britanike, qeveria planifikon të nxjerrë ushtrinë për të menaxhuar fluksin e migrantëve.