Statuja e futbollistit legjendar Fadil Vokrri është në përfundim e sipër dhe së shpejti do të vendoset në stadiumin e futbollit në Prishtinë që e mban emrin e tij.
Këtë e ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një postim në Facebook.
“Statuja e Vokrrit në përfundim e sipër. Së shpejti e shohim në vend. Përgëzime artistëve që i dhanë formë dhe Ministres Dumoshi e bashkëpunëtorëve të saj për përkushtimin e treguar gjatë gjithë kohës”, ka shkruar Hoti në Facebook.