ASH dhe Alternativa pa vendim për tryezën e Ahmetit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa nuk kanë marrë vendim gjatë takimit të sotëm koordinues për ftesën e liderit të BDI-së Ali Ahmeti, për mbajtjen e tryezës së përbashkët të liderëve të partive parlamentare shqiptare.


Siç njoftojnë për Alsat nga Aleanca për Shqiptarët, në takimin e sotëm koordinues të dy partnerët të koalicionit kryesitë e partive kanë autorizuar Selën dhe Gashin për të sjellë vendim.

“Në takimin koordinues që e mbajtëm si koalicion, kryesia e ngushtë e Aleancës dhe e Alternativës autorizoi kryetarët Ziadin Sela dhe Afrim Gashi që në koordinime të vendosin për pjesëmarrjen eventuale si dhe formën e pjesëmarrjes në tryezën e partive politike shqiptare”, thonë për Alsat nga Aleanca për Shqiptarët./Alsat/

Share This Article