Johnson: Kalimet e migrantëve në La Mansh të rrezikshme dhe kriminale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri britanik, Boris Johnson, kritikoi ashpër valën e fundit të kalimeve të paligjshme të migrantëve nëpër La Manshin anglez, duke i cilësuar si të rrezikshme dhe kriminale.

“Padyshim, do të ishte e dobishme nëse do të mund të punonim me miqtë tanë francezë për t’i ndaluar migrantët të kapërcejnë Kanalin”, tha Johnson gjatë një vizite në Upminster.

“Kur njerëzit mbërrijnë këtu, është shumë e vështirë t’i kthesh sërish pas, edhe pse në mënyrë të qartë ata kanë ardhur këtu në mënyrë të paligjshme”, shtoi ai duke theksuar nevojën për të shikuar kornizën ligjore për migrantët që kanë mbërritur në mënyrë të paligjshme në Britani.

Të enjten, një numër i ri ditor me të paktën 235 presona mbërriti në BM me 17 anije të vogla, sipas agjencisë britanike të lajmeve “Assocation Press”, e cila gjurmon rregullisht kalimet e tilla.

Share This Article