Qeveria e Maqedonisë së Veriut thotë se ministri i Brendshëm Agim Nuhiu me nënshkrimin e akteve normative për dygjuhësinë në uniformat e policisë, ka dal jashtë kompetencave të tij.
Nga ekzekutivi thonë se nuk mund të veprojë në bazë të akteve normative të nënshkruara nga Nuhiu.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut:
“Miratimi i dekreteve nuk është në kompetencën e ministrive, dhe ministrat nuk kanë kompetencë për të miratuar dekrete, dhe në përputhje me rrethanat procedura e Ministrit të Brendshëm është në kundërshtim me kompetencat e tij. Qeveria nuk mund të veprojë sipas akteve normative të nënshkruara nga Ministri i Brendshëm. Uniformat dhe shenjat e uniformave policore përcaktohen me dekret nga Qeveria”.
Sa i përket partive politike, nga LSDM-ja insistojnë që qëndrimi i tyre është i njëjtë me qëndrimin e Qeverisë. Ndërkohë lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski, tha se VMRO- DPMNE nuk luhatet nga qëndrimet e mëparshme rreth Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Nënshkrimi i akteve normative një ditë më parë nga ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu, për dygjuhësinë në uniformat e policisë ka ngjallur një sërë reagimesh në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Sekretarja Shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Magdalena Nestorovska në reagimin e saj thekson.
“Kjo është pjesë e analizës që po bën grupi i punës. Ka mendime të ndara, do të lëshohet një propozim nga Ministria i cila do të dorëzohet në Sekretariat për të parë nëse propozimet e dhëna nga Komisioni në lidhje me shtrirjen e dygjuhësisë së uniformave, do të jetë në atë nivel apo do të jetë më shumë ose më pak në varësi të kompetencës funksionale të njësive organizative, do të thotë për njësitë që kryejnë këtë funksion”, deklaroi Magdalena Nestorovska, sekretare shtetërore në MPB.
Nga Qeveria thonë se kur kjo çështje do të jetë në agjendën e ndonjërës prej seancave qeveritare, publiku do të informohet me kohë.