Për Lichtsteinerin ndeshja kundër Serbisë ishte më emocionalja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kapiteni i Zvicrës, Stephen Lichtsteiner, ka treguar se ndeshja kundër Serbisë në Botërorin 2018 ishte më emocionalja për të.

Lichtsteiner ka vendosur t’i jap fund karrierës në futboll. Në ndeshjen në fazën e grupeve në Botërorin në Rusi, të cilën Zvicra e fitoi 2:1, Lichtsteiner, kishte festuar me shqiponjë.

Ai kishte festuar me futbollistët shqiptarë, duke e bërë shqiponjën me dy krera me duar. Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri shënuan dy golat në atë ndeshje.


“Për që kam festuar me shqiponjën me dy krerë? Unë solidarizohem me bashkëlojtarë, si atëherë ashtu edhe në të ardhmen. Kjo duhet në krizën e koronavirusit. Kjo ndeshje kundër serbëve nga emocionet ishte më ekstremja, pasi te ne luanin shumë lojtarë me origjinë shqiptare. Dhe goli në minutën e 90-të, ishte çmenduri”, ka thënë Lichtsteiner, raporton Blick.

Fillimisht në atë ndeshje Xhaka kishte barazuar shifrat me një gol nga distanca, ndërsa në çastet e fundit Shaqiri realizoi për fitoren pas një kundërzbritje të shpejt.

Share This Article