Fjalori amerikan “Merriam-Webster” ka shtuar 640 fjalë të reja që reflektojnë ndryshimet që ka pësuar gjuha angleze.
“Snowflake” tregon një person shumë të ndjeshëm, ndërsa “peak” formalisht mund përkufizohet si diçka në kulm të popullaritetit apo përdorimit. “Stan” i referohet një fansi të fiksuar.
Në fjalor kanë hyrë edhe terma të përbërë, si “garbage time”, që nënkupton pjesën e fundit të një loje sportive në të cilën njëra palë ka një kryesim të pakalueshëm. “Screen time” i referohet sasisë së kohës që një person kalon para telefonit apo tabletës.
Por edhe natyra e ndryshueshme e botës së sipërmarrjes ka influencuar gjithashtu fjalorin, që tani përfshin terma si “gig economy”, që i referohet punës së përkohshme, si dhe “vulture capitalism” që i referohet blerjes agresive të kompanive në falimentim.
“Gjuha angleze nuk fle kurrë po ashtu edhe fjalori”, tha Merriam-Webster në një deklaratë.
“Çdo fjalë ndjek rrugën e saj me ritmin e vet para se të përhapet mjaftueshëm që të përfshihet në fjalor”, theksoi ajo./ASTH/