Mësymja e policisë me armë dhe maska në ambientet e RTV Ora dhe Ora News mesditën e 3 gushtit 2020 ishtë kulmi i një presioni dhe shantazhi politik, ekonomik dhe kriminal që ndodhte prej më shumë se tre vitesh ndaj drejtuesve të televizionit e kryesisht ndaj pronarit Ylli Ndroqi.
Historia tashmë dukshëm, e pranuar dhe nga analistët, nuk ka lidhje me asnjë procedim penal ndaj pronarit të “Yldon Media Group” por një zbrazje mllefi dhe urrejtje ndaj ekranit.
Prezantimi nga ana e Bashkisë së Tiranës i projektit për Teatrin Kombëtar ishte vija e kuqe që ndau më konkretisht Erion Veliajn me “Yldon Media Group” e më konkretisht me Ylli Ndroqin.
Ora News hapi ekranin si për ata që mbronin projektin dhe ata që e kundërshtuan. Drejtuesja e atëhershme e Departamentit të Informacionit njëkohësisht dhe moderatorja e edicionit qendror, Beti Njuma, ftonte në studio oponentët e këtij projekti.
Reagimi ishte i menjëhershëm. Për shkak të sensibilitetin që ka shkaktuar tashmë kjo çështje jemi të detyruar të publikojmë një pjesë e mesazheve të dërguar prej personazheve të njohur
Të pasqyroje reagimet kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, ishte e barabartë me presion që i bëhej në mënyrë të menjëhershme pronarit të Yldon Media Group.
Puna e gazetarëve quhej ndjekie “Me bukë në trajse”…
Aktivistët në mbrojte të godinës së Teatrit Kombëtar gjetën në ekranet e RTV Ora dhe Ora News, derën e hapur për tu dëgjuar publikisht si kundërshtarë të projektit shkatërrues.
Por kjo ishte motiv për sulm personal ndaj drejtoreshës së atëhershme të informacionit Beti Njuma
Me kalimin e ditëve u bë e qartë se presioni dhe fyerjet nëpërmjet mesazheve nuk ishte vetëm për çështjen e Teatrit Kombëtar, por edhe për çdo shqetësim qytetar i pasqyruar në ekranet e “Yldon Media Group.”
Ishte pikërisht kronika e 26 nentorit 2019 për rrugën Hoxha Tahsim që sjell një mesazh pyetës-kërcënues me shumë pikëpyetje…
Dhe sërish ndërhyrja është e madhe dhe e fuqishme
Dhuna verbale nëpërmjet mesazheve, fyerjet ndaj Beti Njumës dhe të tjerë gazetarëve të RTV ORA dhe Ora News vijuan ditë pas dite.
Janë me dhjetra-qindra mesazhe, të cilat të shoqeruara me linkun përkatës dhe me presionin e rradhës, mbërrinin në telefonin e Ylli Ndroqit gjatë gjithë ditës, deri afër mesnatës.
Shantazhet ndaj Ylli Ndroqi nuk erdhën vetëm nga politika, biznesi dhe bota e krimit por në emër të Erion Veliajt, Ylli Ndroqi, pronari i Ora News është shantazhuar edhe nga pronarë mediash, gazetash e portalesh me lidhje të dyshimta ekonomike e kriminale që kërcënuan me publikimin e çertifikatave personale të Ylli Ndroqit. Provat dhe faktet janë të pakontestueshme.
Por gazetarët vijuan punën në respekt të shikuesit dhe në emër të informimit. Edhe pse ndërhyrje të tilla mund të cilësohen shantazh apo tentativë për të ndërhyrë në linjën editorial, asnjë prej këtyre veprimeve prej pushtetit apo bandave nuk fshihte dot faktin se qyteti kishte problem dhe se qytetarët në dritaren e vetme mediatike që gjetën të hapur flisnin hapur për shqetësimet e tyre. Kjo gjë, sipas mesazh dërguesit ishte fundi një mardhënieje…
Fyerjet ndaj një zonje, një nëne, një gazetareje si Beti Njuma ishte mesazhi më i qartë se çdo të vinte më pas.
Të njëjtat kërcënime dhe shantazhe u bënë ndaj drejtuesit të “Yldon Media Group” edhe kur kompania lidhi kontratë bashkpunimi me kompaninë daneze “DynaTest”e cila përmes rrezeve X kryente skanimin e rrugëve të Tiranës, për të kuptuar nëse lekët e shpenzuara nga xhepat e qytetarëve ishin materializuar në punë apo ishte thjesht një cipë asfalti, nga ajo që rëndom quhet: Për të të hedhur hi syve.
E ardhur në Shqipëri më kërkesë të Yldon Media Group dhe e nënkontraktuar nga një kompani shqiptare, DynaTest u tërhoq me sa duket pas presionit, përmes atyre që dërguan habere deri ne Danimarkë.
Kjo ndodhi në fillim të vitit. Nga shkurti deri në fund të korrikut janë me dhjetra mesazhe, shantazhe telefonike, kontakte nga politika, bisnesi dhe bandat në adresë të Ylli Ndroqit për të devijuar linjën editorial të Yldon Media Group.
Është përdorur në disa raste nëpërmjet mesazheve nga ana e Erion Veliajt edhe kërcënimi ndoshta fizik apo politik duke përmendur çunat e tij të rrugës së Elbasanit të cilët do t’I kishte në kurriz gjithë jetën.
Nëpërmjet kujt?
Kush janë këto çuna dhe ku rrinë këto çuna?
Rruga e Elbasanit fillon tek godina e Parlamentit dhe mbaron në
Bradashesh të Elbasanit.
Refuzimi karshi cdo tentative ekonomike apo kriminale solli goditjen e 3 gushtit, kur në vapën e verës, RENEA dhe Operacionalja mësynë në ambientet e RTV ORA dhe Ora News.
Ky material i prezantohet publikut, për të kuptuar kronologjinë e ngjarjeve që sollën këtë goditje politike, me synim final për të gjunjëzuar Yldon Media Group.
Pjesa tjetër e mesazheve, filmimeve dhe dokumenteve do të bëhen të ditura në fillim në seancë gjyqsore e më pas dhe për publikun e gjërë.
Dhe me zbardhjen e plotë të dosjes së shantazheve ndaj Ylli Ndroqit, njerëzit do të shohin publikisht që pas këtyre qëndron Erion Veliaj me krimin e organizuar, ministra të qeverisë Rama, e deri nëpunësit më të lartë të Këshillit të Ministrave.
Beteja ligjore vijon…