“Analiza e Biden-it për Turqinë bazohet në injorancë, arrogancë dhe hipokrizi të pastër. Ditët për të urdhëruar Turqinë kanë mbetur në të kaluarën por nëse mendoni se mund ta provoni këtë, urdhëroni. E paguani koston e kësaj”, tha Kalın
Lidhur me deklaratat e kandidatit për president në SHBA, Joe Biden ndaj Turqisë, zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın tha se “ato bazohen në injorancë, arrogancë dhe hipokrizi”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nëpërmjet një mesazhi nga Twitter, Kalın ka reaguar ndaj fjalëve kundër Turqisë të kandidatit për president në SHBA, Joe Biden.
“Analiza e Biden-it për Turqinë bazohet në injorancë, arrogancë dhe hipokrizi të pastër. Ditët për të urdhëruar Turqinë kanë mbetur në të kaluarën por nëse mendoni se mund ta provoni këtë, urdhëroni. E paguani koston e kësaj”, deklaroi Kalın në mesazhin e tij të postuar në anglisht.