Jam e gatshme të udhëheq Bjellorusinë, deklaroi sot liderja e opozitës bjelloruse, Svjetlana Tihanovskaja.
“Unë jam e gatshme të marr përsipër përgjegjësitë e mia dhe të veproj si një udhëheqëse e kombit”, tha Tihanovskaja në një video, gjithashtu kandidatja e opozitës në zgjedhjet e diskutueshme presidenciale të zhvilluara në ish-republikën sovjetike.
”Kurrë nuk kam dashur të bëhem politikane, por fati deshi që unë të jem në rreshtin e parë kundër arbitraritetit dhe padrejtësisë”, theksoi ajo.
Tihanovskajaa gjendet aktualisht në Lituani.