Indi, mbi 57 mijë raste të reja me koronavirus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet shëndetësore në Indi gjatë 24 orëve të fundit kanë regjistruar 57.981 raste të reja me Covid-19. Numri i  përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Indi tashmë shkon në 2.647.663.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 961 vdekje të reja si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në  51.045.

India është vendi i tretë më i prekur në botë pas SHBA-ve dhe Brazilit. Megjithatë në shtatë ditët e fundit, mesatarisht ajo ka shtuar më shumë raste në krahasim me këto dy vende. Mbi 1,862,258 pacientë me koronavirus janë shëruar dhe janë liruar deri më tani, tha Ministria në deklaratën e saj.

Sipas autoriteteve shëndetësore, deri më tani janë realizuar mbi 30 milionë testime për Covid-19.

Share This Article