Edhe Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka ndërmjetësuar për të zgjidhur krizën që zgjati 5 ditë në kufirin e Kakavijës.
E bën të ditur Pandeli Majko, Ministri i Shtetit për Diasporën në një postim në facebook ku shpreh falenderimet të gjithë strukturave që u angazhuan për të përmbyllur emergjencën humanitare.
Postimi i Majkos:
Falenderim për të gjitha strukturat shtetërore të angazhuara për përmbylljen e emergjencës humanitare vecanërisht për trupën ushtarake dhe policore të angazhura në kufirin me Greqinë fqinje, nën drejtimin e kolegëve Olta Xhacka dhe Sandër Lleshi.
Ndaj si më të vecantë, që pavarësisht moshës, angazhimin të cilin ja kërkova kryepeshkopit Anasatas Janullatos, në ndërmjetësimin që kriza të përmbyllej sa më shpejt ” shkruan Majko në postimin në facebook të cilin e mbyll duke thënë ” Të tjerat, janë fjalë për “lugën” e atyre që dinë veç çfarë nuk duan”.