Zyra e kryeministrit Hoti: S’ka shtyrje të takimit të 2 shtatorit në Uashington

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas raportimit të mediave se takimi i 2 shtatorit, i paraparë të mbahet në Uashington mes krerëve të Kosovës dhe Serbisë, është anuluar, nga zyra e kreut të Qeverisë, Avdullah Hoti, kanë mohuar një gjë të tillë.

I pyetur për këtë çështje, Xhavit Beqiri, këshilltar i kryeministrit Hoti, ka thënë se nuk ka konfirmim zyrtar se ky takim është shtyrë.

“Zyra e kryeministrit nuk është në dijeni për këtë anulim të takimit. Po të kishte diçka të tillë menjëherë do bëhej publike nga ana e jonë”, tha Beqiri.

Kjo është tentativa e dytë për mbajtjen e këtij takimi midis Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

Në muajin qershor ishte planifikuar takimi i parë, mirëpo nuk u mbajt pasi Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Share This Article