Në shënimin e Ditës së të Pagjeturave në Kosovë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot ka qëndruar në Krushë, ku ka kërkuar ndëshkimin e ekzekutuesve të masakrave ndaj qytetarëve shqiptarëa.
Kryeparlamentari Veseli ka bërë thirrje për ndëshkimin e kriminelëve serbë që edhe pas 20 viteve nuk kanë marrë dënimin e merituar nga drejtësia ndërkombëtare për krimet dhe masakrat e kryera në Kosovë.
Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, Veseli ka thënë se çdo gjë tjetër pos ndëshkimit, është dështim i drejtësisë ndërkombëtare.
“Në ditën e të pagjeturve sonte qëndrova në Krushë, në këtë fshat martir të Kosovës. Për pak javë ne kremtojmë 20 vjetorin e çlirimit, por plagët e luftës ende janë të gjalla në zemrat dhe mendjet tona. Ekzekutuesit e këtyre masakrave duhet të ndëshkohen. Çdo gjë tjetër pos ndëshkimit është dështim i drejtësisë ndërkombëtare. Ne kurrë nuk do të ndalemi derisa e vërteta dhe drejtësia për të pagjeturit tanë të vihen në vend”, ka shkruar Veseli.