Koronavirusi i mori jetën edhe një epidemiologu të njohur Vilson Topulli.
Ai u nda nga jeta në moshën 73 vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur Shefja e Institutit të Shëndetit Publik Silvia Bino e cila nëpërmjet një shkrimi në “Facebook” ka shkruar fjalët prekëse për kolegun e saj.
“Kjo pandemi na mori sot kolegun tonë të palodhur, Vilson Topullin. Me Vilin jam njohur gjatë epidemisë së kolerës në vitin 1994. Më pas punova rreth 16 vite me të. Vili ishte personi që njihte çdo skutë që Shqipëri, e njihte vendin dhe këdo që punonte në shëndet publik. Një njeri i palodhur. Ishte historia dhe kujtesa e ISHP ku kishte filluar punën qysh 19 vjeç.Ishte epidemiolog i palodhur i terrenit. Nuk mund ta dinte se vite më pas një pneumoni e tillë do ti merrte jetën. Të na falësh Vili që nuk të mbrojtëm e nuk të shpëtuam dot.”- shkruan Bino në postimin e saj.