• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, May 16, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Popullsia e BE-së arrin në 513,5 milionë

Popullsia shqiptare po plaket

by albnews
27 August, 2020
in Albania
0
26
VIEWS

Në Shqipëri, sipas një studimi më të fundit, është vërejtur një plakje me ritme të shpejta e popullsisë. Studimi thekson se rritja e numrit të të moshuarve po ndodh njëkohësisht me emigrimin e familjeve të reja dhe normat e ulëta të lindshmërisë së popullatës në vend.

Shqipëria është vendi me plakjen më të shpejtë të popullsisë në rajon dhe një ndër vendet me plakjen më të shpejtë në Europë.

Raporti

Raporti i përgatitur nga Shoqata “Together for Life” me mbështetjen e Westminster Foundation for Democracy ka në qendër të vëzhgimit normat e ulëta të lindshmërisë dhe tkurrjen e popullsisë së Shqipërisë. Sipas statistikave zyrtare, mosha mesatare sivjet është 37.2 vjeç, por pas 10 vjetësh parashikohet të rritet në 42.1 vjeç.

Studimi parashikon që nëse institucionet shtetërore nuk reagojnë me politika nxitëse, deri në vitin 2050 mosha mesatare e popullatës në Shqipëri mund të shkojë deri në 50 vjeç, me një rritje popullsie – 0.88 %. “Emigrimi masiv, sidomos i grupmoshës së re, dhe mospasja e politikave stimuluese, bën që shpejtësia e plakjes së popullsisë të jetë e konsiderueshme” – thotë Denisa Canameti, bashkautore e studimit.

Të dhënat

Në Shqipëri po ndodh ndërkohë edhe një rënie e vazhdueshme e numrit të lindjeve: në vitin 2017 u kryen afro 31 mijë lindje, në vitin 2018 ishin afro 29 mijë lindje – dy mijë lindje më pak – dhe në vitin 2019 ishin afro 28 mijë e 500 lindje – 500 lindje më pak. Në vitin 1990 u kryen mbi 82 mijë lindje, por në vitin 2019 ishin mbi 28 mijë e 500 lindje – pra ndodhën vetëm afro 1/3 e lindjeve që ishin 3 dekada më parë, ose një rënie e lindjeve me 2/3 në 30 vjet.

Numri mesatar i lindjeve nga nënat është 1.37, por ky indeks është nën normën 2.1 lindje për femër, në mënyrë që popullata të ripërtërihet. Në vitet 60 kjo normë ishte mbi 6 dhe në vitet 90 ishte mbi 3, ndërsa sot është 1.37. Rënia e lindjeve është një pasojë shumë e rëndë sociale ekonomike për të ardhmen, pohojnë studiuesit.

Nisma e Qeverisë

Nga janari i vitit të kaluar qeveria jep për çdo lindje të re 400-1200 dollarë pagesë bonus. Por pas 1 viti nga nisma e qeverisë për bonusin e bebeve, në statistikat zyrtare shihet një rënie tjetër e numrit të lindjeve edhe në vitin 2019. Në tremujorin e tretë lindën 7403 bebe, pra një rënie prej 17.1 %, krahasuar me 2018.

Raporti citon ministrinë e shëndetësisë, sipas të cilës, nga mbi 37.180 të porsalindur që përfituan bonusin e bebes në 2019-n, mbi 10 mijë janë të lindur jashtë vendit. Studiuesit propozojnë një ndërthurje mes politikave të ngadalësimit të emigracionit masiv të popullsisë së re në moshë, duke rritur cilësinë e sistemit arsimor dhe cilësinë e jetesës në vend, dhe ndihmës për çiftet e reja, mamatë shtatzana, kujdesin për rritjen e foshnjës para dhe pas lindjes.

Raporti propozon rishikimin dhe zbatimin e ligjit për shëndetin riprodhues sipas praktikave më të mira të Legjislacionit Europian, si dhe vënien në funksionim të Qendrës së Riprodhimit të Asistuar me metodat bashkëkohore diagnostikuese dhe trajtuese të infertilitetit, nëpërmjet Shërbimit Shëndetësor Publik, në Qendrën Terciare/Universitare.

Lindshmëria

Mosha e martesës në Shqipëri gjithashtu është rritur. Lindshmëria ka rënë për grupmoshat 20-24 vjeç dhe 25-29 vjeç. Në vitin 2018 mosha mesatare e nënave të reja në lindje ishte 28,6 vjeç, ndërsa në vitin 2014 ishte 27.7 vjeç. Pra, edhe mosha mesatare e grave në lindje është rritur me gati një vit brenda një periudhe pesë-vjeçare.

Procesi i plakjes, pohojnë studiuesit, shoqërohet me rritjen e shpejtë të koeficientit të varësisë së të moshuarve nga rreth 20,5 të moshuar për 100 persona në moshë pune në vitin 2019, në rreth 35 të moshuar për çdo 100 persona në moshë pune në vazhdim. Plakja e popullsisë po sjell pasoja në ekonomi, sepse duhet rritur kapaciteti i kujdesit shoqëror dhe shëndetësor për më shumë persona; shpenzimet për pensionet rriten, por ulet numri i kontribuesve në skemën e sigurimeve shpqërore.

Sipas regjistrimit Census të vitit 2011, Shqipëria kishte 2.8 milionë banorë, kur në vitin 1990 kishte 3.3 milionë banorë. Ka ardhur koha për një Census të ri, i cili bëhet çdo 10 vjet, por popullsia e Shqipërisë në vitin 2031, sipas parashikimeve statistikore, mund të jetë afro 2 milionë e 746 mijë banorë.

Previous Post

28 biznese në ditë u mbyllën gjatë muajit korrik në Shqipëri

Next Post

Pence: Amerikanët nuk do të jenë të sigurt nëse fiton Bideni

albnews

albnews

Related Posts

Kallas në Tiranë: Presim normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Albania

Kallas në Tiranë: Presim normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

16 May, 2025
Rama e bën sërish, i ulet në gjunjë Melonit, çfarë do ti japë tani Italisë…
Albania

Rama e bën sërish, i ulet në gjunjë Melonit, çfarë do ti japë tani Italisë…

16 May, 2025
Sara Mila zbret nga froni/ Si ka ndryshuar renditja e më të votuarve, Tabaku në 3-shen më të votuar në Shqipëri
Albania

Sara Mila zbret nga froni/ Si ka ndryshuar renditja e më të votuarve, Tabaku në 3-shen më të votuar në Shqipëri

16 May, 2025
Next Post
Pence: Amerikanët nuk do të jenë të sigurt nëse fiton Bideni

Pence: Amerikanët nuk do të jenë të sigurt nëse fiton Bideni

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Osmani bën thirrje për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë: Zhvillimet gjeopolitike janë të shpejta dhe globi nuk na pret

Osmani shpërthen ndaj BE-së në Tiranë: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

16 May, 2025
The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

15 May, 2025
Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

15 May, 2025
Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

15 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4707 shares
    Share 1883 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM