Video/ Champions League, goli më i bukur i sezonit është i CR7

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është i Cristiano Ronaldos goli më i bukur i Champions League edicioni 2019/20. Kampioni i Juventus është vlerësuar nga Uefa për golin e 2-1 të shënuar kundër Lyon në ndeshjen e kthimit për 1/8 e turneut, një kryevepër nga distanca që përfundoi në kryqëzimin e shtyllave, por që nuk i mjaftoi bardhezinjve për të kaluar raundin.

https://youtu.be/Y9P9PinKfn8

Një cmim tjetër do të jepet nga juria teknike e Uefa-s, por ndërkohë Cristiano i gëzohet zgjedhjes së tifozëve, që e kanë kurorëzuar edhe një herë mbret, pavarësisht ecurisë jo brilante të Juventusit të tij.

https://youtu.be/fvKSBz9Jx4o

Në podium, në përfundim të sondazhit që ka përfshirë më shumë se 400.000 tifozë nga cdo vend i planetit, është edhe perla e Cuadrados kundër Atletico Madrid, që është zgjedhur si goli i tretë më i bukur pas atij të shënuar nga Sabitzer (Leipzig) kundër Zenit San Petrsburg.

Jashtë podiumit e ka mbyllur Luis Suarez, falë golit të shënuar kundër Inter në fitoren 2-1 të Barcelonës në 2 tetor, ndërsa në vendin e 5 është pozicionuar Serge Gnabry i Bayern Mynih, me golin që zhbllokoi gjysëmfinalen kundër Lyon, që më pas përfundoi 3-0 për bavarezët.

Share This Article