Vdes në burg avokatja turke Ebru Timtik, pas 238 ditë grevë urie

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një avokate turke që kërkonte gjykim të drejtë për akuzat e anëtarësisë në organizatë terroriste, ka vdekur sot në një spital të Stambollit në ditën e 238 të grevës së urisë.

Miqtë e saj thanë se Ebru Timtik peshonte vetëm 30 kilogramë në kohën e vdekjes, teksa ngjarja ka ndezur dënesa të ashpra te partitë opozitare në Turqi.

“Ebru Timtik ishte në ditën e 238-të të grevës që urisë për të kërkuar gjykim të drejtë. Ajo është tashmë martire!” njoftonte Zyra Popullore e Ligjit, organizata e majtë e avokatëve të fokusuar në çështjet politike të vendit.

Timtik ishte anëtare e një shoqate avokatësh, e akuzuar për lidhje me organizatën marksiste “fronti revolucionar i Çlirimit”.

Në vitin 2019, një gjykatë në Stamboll dënoi 18 avokatë përfshi dhe Timtik, me akuza “anëtarësie në grup terrori.”

Timtik u dënua me 13 vjet burg, çka nxiti atë dhe disa avokatë të tjerë të nisnin një grevë urie në shkurt.

Share This Article