Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI ka postuar një video në llogarinë e saj në Instagram teksa ironizon kryeministrin e vendit, Z. Edi Rama për çështjen e zgjerimit të Greqisë me 12 milje në detin Jon.
Në videon e postuar teksa Kryemadhi shihet duke lundruar, dëgjohet të thotë: “O desperado (i dëshpëruar) deti është i shqiptarëve nuk e fal dot.”, duke thumbuar kështu ashpër Edi./Ora News/