Për Lëvizjen Socialiste për Integrim, po mbyllen 33 mijë biznese duke nxjerrë 57 mijë të papunë, dhe askush nuk flet.
Përmes një postimi në Facebook, ish-deputeti Përparim Spahiu shkruan se nga qeveria nuk është kryer asnjë analizë, asnjë incentivë, asnjë përpjekje për t’u përshtatur me krizën.
Sipas tij, nuk mund të zgjidhet kriza nga dikush që në kulmin e saj ulet dhe meson serbisht.
Postimi i Spahiut në Facebook
A ndjen njeri që ky vend po qeveriset, pasi qeveri ka, padyshim!?
Mbyllen 33 mijë biznese, një e treta e tyre, duke nxjerrë të papunë 57 mijë persona dhe askush nuk flet, asgjë nuk thuhet.
Ashtu si dhe me pandeminë, që vetëm numërojnë të prekurit, ashtu dhe me çdo sektor, numërohen vetëm dëmet.
Asnjë analizë, asnjë incentivë, asnjë përpjekje për t’u përshtatur me krizën, madje pse jo, edhe përfituar nga ajo.
Por,
Nuk ka se si “të shkëlqesh” në kohë krize kur je i dështuar në kohë normale.
Nuk mund të zgjidhësh kriza kur je i mbytur në korrupsion, kur e vetmja ekonomi që di të bësh është ajo e parave të pista.
Nuk mund të zgjidhësh kriza kur në kulimin e saj Ti do të zgjidhësh kufinjtë me fqinjët.
Si mund të zgjidhësh kriza Ti kur në kulmin e saj ulesh e mëson serbisht?