Qeveria në katër vitet e ardhshme të vendos prioritet në aspektin ekonomik me qëllim që të dilet nga situata për shkak të krizës me koronavirusin, si dhe të punojë në reformat institucionale, menaxhimin efikas të buxhetit, luftën kundër korrupsionit, parandalimin e ekonomisë së paligjshme dhe zhvendosjen e të rinjve, kërkuan biznesmenët nga Oda ekonomike e Maqedonisë, MASIT dhe Oda e Maqedonisë Veriperëndimore në takimin e sotëm me ekipin e sapozgjedhur ekonomik të Qeverisë.
Kryeministri Zoran Zaev dha mesazh për përkushtim të plotë të Qeverisë në ekonomi, përforcim të kompanive, eksportin, për politikë stabile tatimore…
Në takim në ditën e parë të punës së Qeverusë, kanë biseduar për prioritetet urgjente për nxitjen e rritjes ekonomike dhe pakot e ardhshme me masa për ndihmë në ekonomi në kushte të krizës me koronavirusin, rëndësinë e reformave në gjyqësi si mbështetje të ekonomisë, si dhe vazhdim të procesit të decentralizimit, regjistrimin e paralajmëruar…
“Japim mesazh për fokus dominues të Qeverisë në ekonomi, standard ekonomik të popullit tonë, rritjes dhe zhvillimit të përgjithshëm ekonomik sepse niveli në të cilin kemi ardhur me të vërtetë është ‘ngjitur’, ndërsa para nesh është një periudhë e papërsëritshme të cilën do të duhet ta shfrytëzojmë. Dhamë mesazh për parashikim në periudhën e cila vijon, do të ketë periudhë stabile pa zgjedhje të parakohshme, katërvjeçare, shumë e rëndësishme për ekonominë vendore e cila do të mund të bëjë plane për rritjen dhe zhvillimin e tyre dinamik për cilat do investime të ardhshme ose për cilat do aktivitete në sektorin e biznesit”, deklaroi pas takimit Zaev.
Është dhënë edhe mesazh për politikë stabile tatimore. “Tatimet mbesin stabile, për çdo ndryshim do të ketë diskutim”, deklaroi Zaev, duke potencuar se ndryshimet do të jenë në drejtim të uljes dhe se për këtë lihet periudhë nga një vit deri në një vit e gjysmë.
Vijojnë, siç njoftoi, pako të reja të masave për ndihmë të ekonomisë në periudhën vjeshtë dimër të cilat do t’i dimensionojmë së bashku me odat që të maksimizohen të gjitha efektet . Masat e deritanishme, vlerësoi, kanë dhënë rezultate.
Ai e potencoi edhe rëndësinë e reformave në sistemin gjyqësor, sepse, siç tha, nëse sistemi juridik është evropian dhe i shtrënguar atëherë edhe ekonomia do të jetë më e lëvizshme dhe më e fuqishme.
“Vijon periudhë e punës në shtëpi, sot mund të themi se është dita e parë e Qeverisë e cila nuk ka në agjendë probleme ndëretnike, ata janë të vendosur, të gjithë qytetarët janë të barabartë dhe duan ekonomi, të gjithë fqinjët i kemi miq. Kjo duhet të sjell ekonomi, sot jemi anëtare e NATO-s, para nesh është hapja e negociatave”, ka thënë ZAev duke porositur se kemi periudhë të papërsëritshme para nesh e cila duhet të shfrytëzohet.
Siç theksoi Nebi Hoxha nga Oda e Maqedonisë Veriperëndimore, kanë biseduar për prioritetet urgjente që duhet t’i ndërmarrë Qeveria e re me qëllim që të nxitet rritja dhe zhvillimi ekonomik, ndërsa njëkohësisht të ruhen masat nga pandemia.
“Filluam të bisedojmë për një Qeveri e cila do të jetë ekonomikisht e orientuar, e cila do të ketë prioritet të punojë në interes të ekonomisë nga e cila presim të jenë me kuadro parimore, përgjegjëse, profesionale dhe raportuese me misionin konkret dhe synime të cilat do të kenë për detyrë të punojnë me bashkëpunim dhe harmonizim me biznesin dhe jashtëzakonisht në transformimin evropian të vendit”, deklaroi Hoxha.
Qeverisë së re i dëshiron sukses dhe në emër të bashkësisë së biznesit porositi që në katër vitet e ardhshme të vendoset prioritet në aspektin ekonomik me qëllim, siç tha, të dilet nga situata për shkak të krizës me koronavirusin, si dhe të punohet në reforma institucionale, menaxhim efikas të buxhetit, luftën kundër korrupsionit, parandalimin e ekonomisë gri dhe në zhvendosjen e të rinjve.