Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se Ilaz Kodra u flijua 20 vite më parë, për ta shkruar një faqe të lavdishme të historisë sonë.
“Ilaz Kodra, u fliju 20-vjet më parë, për ta shkruar një faqe të lavdishme të historisë sonë. Ai ra heroikisht për t’u ringritur atdheu i lirë dhe do të jetojë përjetësisht mes popullit të tij. Lavdi komandantit Ilaz Kodra dhe të gjithë luftëtarëve shqiptarë të Drenicës e tërë Kosovës!” ka shkruar Haradinaj në Facebook.