Thaçi: Mosliberalizimi i vizave, diskriminim dhe mashtrim për qytetarët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur kritik ndaj institucioneve të BE-së, për mos liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Deri në vitin 2016 ka qenë  si kusht dermarkimi i kufirit me Malin e Zi, e kemi kryer edhe atë kriter, e tash e dy vjet apo më tepër jemi në pritje krejt të panevojshme. Dhe unë e kam theksuar shumë qartë se ne vlerësojmë se është diskriminim është edhe mashtrim por edhe ndëshkim për qytetarët e Kosovës. Kështu që, unë dua të shpresoj mesazhet që i kemi dërguar atje kanë qenë mesazhe që do të vlerësojnë seriozisht, do të merren seriozisht dhe do të na japin mbështetje më konkrete dhe më praktike, por edhe më të prekshme që në të ardhmen e afërt të ndodh liberalizimi i vizave, në të kundërtën do të ishte një zhgënjim i madh i qytetarëve të Kosovës”, tha Thaçi.

Share This Article