Ekonomia e Greqisë u tkurr me 15,2 % në tremujorin e dytë, e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha sot ministri grek i Financave, Christos Staikouras.
Tkurrja ndodhi kryesisht për shkak të pasojave ekonomike nga pandemia e koronavirusit.
“Tkurrja ekonomike e tremujorit të dytë të Greqisë ishte më e vogël, se ajo e përjetuar nga një numër vendesh të tjera europianë, përfshirë Spanjën, ku ekonomia u tkurr me 22,1 % dhe Francën, ku ajo u tkurr me 19 %”, theksoi Ministria e Financave.
Athina tani është në pritje të rezultateve të tremujorit të tretë, që tradicionalisht ndikohet shumë nga turizmi.