Burime nga Ministria e Mbrojtjes së Turqisë theksojnë se pas takimit të presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, është planifikuar një takim mes delegacioneve ushtarake të Turqisë dhe Greqisë
Një takim i delegacioneve ushtarake turke dhe greke në selinë e NATO-s, ku do të diskutohen “metodat e caktimit të kufirit” do të mbahet të enjten më 10 shtator, transmeton Anadolu Agency (AA).
Burime nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë theksojnë se pas takimit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, është planifikuar një takim mes delegacioneve ushtarake të Turqisë dhe Greqisë.
Takimi i delegacioneve ushtarake është dashur të mbahet sot, por Komanda Ushtarake e NATO-s e shtyu atë për 10 shtator.