Robotët që mund të bëjnë biseda të thjeshta dhe të mësojnë për interesat e njerëzve do të dërgohen në shtëpitë e kujdesit në Britani pas një vlerësimi se ata ndikojnë në shëndetin mendor dhe largojnë vetminë.
Robotët me rrota të quajtur “Pepper”, lëvizin të pavarur dhe me krahë e duar robotike të dizajnuara për të qenë të afta, që do të thotë se pas disa programimeve fillestare ata do të mësojnë për interesat e banorëve të shtëpive të kujdesit.
Kjo i mundëson atyre që të bëjnë biseda të thjeshta, të luajnë muzikë për banorët, tu mësoj gjuhë dhe tu ofrojë ndihmë praktike duke përfshirë përkujtimin e marrjes së ilaçeve, shkruan The Guardian.
Studimet të udhëhequra nga Chris Papadopoulos në Universitetin Bedforshire, ka thënë se provat nuk kanë pasur për qëllim që të eksplorojnë zëvendësimin e kujdestarëve njerëz me robotë, por të ndihmojë në mbushjen e periudhave të vetmisë, sepse për shkak të sistemit të kujdesit social, stafi nuk ka kohë të shoqërojë gjatë gjithë kohës banorët.
Drejtori i shtëpisë së kujdesit “Advinia”, Sanjeev Kanoria, ka thënë se robotët nuk do të çonin në largim nga puna të punëtorëve njerëz, por se do ndihmonte në përmbushjen e kërkesave dhe dëshirave të banorëve.
Iniciativa erdhi pas krize të vazhudeshme në shtëpitë e kujdesit në Britani për shkak të pandemisë me koronavirus, gjatë së cilës më shumë se 18,000 banorë të tyre kanë vdekur me COVID-19 ose që dyshoheshin se ishin të infektuar.