Armine Harutyunyan nuk është një modele profesioniste, por së fundmi mori pjesë në sfilatë n e Gucci.
Që prej pjesëmarrjes në prezantimin e koleksionit pranverë-verë 2020 nga Gucci, Armine mori tepër vëmendje. U duartrokit nga disa dhe u komentua nga të tjerë për pamjen e saj fizike. “Pse duhet të ishte grua kjo?”, “A do dilnit ju me këtë?” etj.Të tjerë e kritikuan duke shkruar se nuk ishte tërheqëse dhe se nuk ka vend për të në industrinë e modës.Armine u pa nga një zbulues talentesh në Berlin, i cili i kërkoi të shkëmbenin numrat e kontaktit. Armine ishte në Berlin për të dëgjuar bandën e saj të preferuar. Një muaj më vonë, ajo merr lajmin se ishte zgjedhur për të qenë pjesë e shfaqjes së Gucci. Është modelja e parë armene që sfilon për brand-in luksoz.
A post shared by Armina 🇦🇲 (@deararmine) on Jul 22, 2020 at 11:13am PDT