ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Botërori 2026”, FIFA zbulon numrin rekord të aplikantëve për bileta 4 hours ago
Carlo Ancelotti i vendos kusht Neymar Jr.: Për të qenë pjesë e Seleçaos duhesh që të jesh mirë fizikisht! 4 hours ago
Zbulohen 10 yjet e sportit që fitojnë më shumë – Ronaldon i pari me pothuajse dyfishin e Messit, Curry i nënti 5 hours ago
Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë 5 hours ago
Operacioni “Roja Lindore”, NATO vendos pajisje në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Tatimet dhe SHISH do të kenë mundësi të dinë gjithçka për llogaritë tona bankare”

albnews by albnews
10 September, 2020
in Albania, Technologji
0
Qeveria austriake ndan nga 450 euro shtesë për secilin të papunë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një projektligj i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë synon krijimin e një regjistri qendror për llogaritë bankare i cili do të ngrihet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe do të administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Në draftin e nxjerrë për konsultim Financat argumentojnë se kjo vjen në kuadër të rekomandimeve të bëra nga Task Forca Financiare, FATF në kuadër të luftës kundër pastrimit të parave dhe duke specifikuar edhe pjesën që i takon pronarëve përfitues.

RelatedPosts

Shqipëria merr vëmendje botërore për ministren e parë AI

Eksportoi 8 tonë domate me pesticide, lihet në burg pronari i subjektit, dy inspektorë të AKU-së në arrest shtëpie

Spektakël në Rinas: Shqiptarët presin me këngë e valle krushqit nga Kazakistani

“Qëllimi i përgatitjes së këtij projektligji synon përcaktimin e funksioneve të regjistrit të llogarive bankare, mënyrën e raportimit dhe shfrytëzimit të të dhënave të llogarive bankare, si dhe aksesin dhe shfrytëzimin e këtij regjistri me qëllim identifikimin e pasurive të dyshuara me prejardhje nga veprimtari veprimtarive kriminale, nëpërmjet transaksioneve bankare. Regjistri do të përdoret pikërisht si një mjet për zbulimin, identifikimin dhe hetimin e veprimtarisë kriminale, ndjekjen penale të autorëve të veprave penale, zbulimin, gjurmimin ose identifikimin e pasurive të dyshuara me origjinë nga veprimtari kriminale si edhe detyrimeve tatimore” thuhet në relacion.

Bankat do raportojnë të dhëna çdo ditë, kush do ketë akses

Projektligji parashikon që informacioni primar do të merret nga institucionet financiare duke u lënë atyre si detyrim që çdo ditë  raportimin përmes sistemeve të tyre. “Institucionet financiare duhet të krijojnë dhe mirëmbajnë sisteme që i mundësojnë raportimin e të dhënave siç përcaktohet në nenin 8 të këtij ligji, çdo ditë, brenda ditës së punës, pas përfundimit të operacioneve me mbajtësit e llogarisë bankare ose kasetave të sigurisë” thuhet në pikën 1 të nenit 9 . Po kështu institucionet financiare i raportojnë të dhënat në mënyrë elektronike, duke përdorur mekanizmin qendror të automatizuar, sipas formatit të skedarit të kërkuar për tu përfshirë në regjistër, pa bërë asnjë ndryshim në të dhëna.

Raportimi i parë i institucioneve financiare duhet të përfshijë edhe të dhënat për llogaritë bankare apo kasetat e sigurisë të mbyllura 5 vitet e fundit. Informacioni i administruar nga Regjistri ruhet i plotë për 10 vjet nga mbyllja e llogarisë bankare apo kasetës së sigurisë.

Akses tek të dhënat e regjistrit do të kenë disa institucione duke nisur nga Tatimet që janë institucioni që i administron për të vijuar me Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Shërbimin e Informativ Shtetëror. Po kështu edhe disa autoritete të tjera si Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar apo Policia e Shtetit.

Çfarë do raportohet për individët dhe bizneset

Lidhur me llogaritë individuale projektligji parashikon disa të dhëna që do të ruhen si :

a) emrin dhe mbiemrin e mbajtësit/mbajtësve të llogarisë bankare ose individit i cili ka apo i është vënë në dispozicion kaseta e sigurisë;

b) kur është llogari bankare, numri i llogarisë bankare dhe kodi IBAN i llogarisë;

c) kur është një kasetë sigurie, numri i identifikimit ose kodi identifikues i saj;

d) emri i institucionit financiar që mban llogarinë bankare ose kasetën e sigurisë;

e) datëlindjen dhe vendin e lindjes së mbajtësit të llogarisë bankare ose qiramarrësit të kasetës së sigurisë;

f) shtetësia e mbajtësit të llogarisë bankare ose qiramarrësit të kasetës së sigurisë;

g) adresa e përhershme e mbajtësit të llogarisë bankare ose qiramarrësit të kasetës së sigurisë;

h) emrin, mbiemrin, datëlindjen, shtetësinë dhe adresën e përhershme të çdo personi që vepron në emër të mbajtësit të llogarisë bankare ose qiramarrësit të kasetës së sigurisë;

i) emrin, mbiemrin, datëlindjen, shtetësinë dhe adresën e përhershme të çdo individi që ka përfitim në llogari dhe/ose që është person i lidhur me mbajtësin e llogarisë, kasetat e sigurisë ose qiramarrësit e tyre;

j) numrin personal të identifikimit për shtetasit e Republikës së Shqipërisë, si dhe ekuivalentin e tij për shtetasit e huaj, nëse ka;

k) statusin e llogarisë bankare ose kasetës se sigurisë;

l) datën e hapjes së llogarisë bankare ose kasetës së sigurisë;

m) nëse llogaria ose kaseta e sigurisë është mbyllur, data e mbylljes; dhe

n) numri dhe lloji i dokumentit të identifikimit të vlefshëm të përdorur në institucionin financiar

Regjistri përmban të dhënat e mëposhtme kur një person fizik, person juridik ose organizim ligjor është mbajtës i llogarisë bankare ose qiramarrës i një kasete sigurie:

a) emrin e mbajtësit llogarisë ose qiramarrësit të kasetë së sigurisë;

b) kur është llogari bankare, numri i llogarisë bankare dhe IBAN i llogarisë;

c) kur është një kasetë sigurie, numri i identifikimit ose kodi identifikues i saj;

d) emri i institucionit financiar që mban llogarinë bankare ose kasetën e sigurisë;

e) selinë e regjistruar të personit fizik, personit juridik ose organizimit ligjor dhe, nëse është e ndryshme, vendi kryesor i ushtrimit të aktivitetit;

f) numrin unik të identifikimit të subjektit për personat juridikë të regjistruar në Republikën e Shqipërisë, si dhe ekuivalentin e tij për subjektet e huaja;

g) emrin, mbiemrin, datëlindjen, shtetësinë dhe adresën e përhershme të çdo personi që është i autorizuar të veprojë në emër të mbajtësit të llogarisë ose qiramarrësit të kasetës së sigurisë;

h) emrin, mbiemrin, datëlindjen, shtetësinë dhe adresën e çdo individi pronar përfitues në llogarinë ose mbajtësin e llogarisë, kasetës së sigurisë ose qiramarrësit të saj;

i) kur është një organizim ligjor, emri, mbiemri, datëlindja, shtetësia dhe adresa e themeluesit, përfituesve dhe personit të autorizuar/ i besuari;

j) numrin personal të identifikimit për shtetasit e Republikës së Shqipërisë, si dhe ekuivalentin për shtetasit e huaj, nëse ka, për pronarët përfitues, themeluesit, përfituesit dhe personat e autorizuar;

k) statusin e llogarisë bankare ose kasetës së sigurisë;

l) datën e hapjes së llogarisë bankare ose kasetës së sigurisë;

m) nëse llogaria është mbyllur, data e mbylljes; dhe

n)  numri dhe lloji i dokumentit të identifikimit të vlefshëm të përdorur në institucionin financiar.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Botërori 2026”, FIFA zbulon numrin rekord të aplikantëve për bileta

“Botërori 2026”, FIFA zbulon numrin rekord të aplikantëve për bileta

13 September, 2025
Carlo Ancelotti i vendos kusht Neymar Jr.: Për të qenë pjesë e Seleçaos duhesh që të jesh mirë fizikisht!

Carlo Ancelotti i vendos kusht Neymar Jr.: Për të qenë pjesë e Seleçaos duhesh që të jesh mirë fizikisht!

13 September, 2025
Zbulohen 10 yjet e sportit që fitojnë më shumë – Ronaldon i pari me pothuajse dyfishin e Messit, Curry i nënti

Zbulohen 10 yjet e sportit që fitojnë më shumë – Ronaldon i pari me pothuajse dyfishin e Messit, Curry i nënti

13 September, 2025
Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë

Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë

13 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result