Plotësohet kuota ditore e kalimit të emigrantëve në Kapshticë.
Pala greke ka pezulluar punën pasi kanë kaluar 300 emigrantë.
Numri i qytetarëve të mbetur në pikën kufitare është i lartë, por atyre u duhet të presin deri ditën e nesërme, pasi për sot pala greke e ka mbyllur punën.
Edhe gjatë ditës së djeshme shumë emigrantë mbetën pa kaluar kufirin pasi u plotësua shpejt kuota ditore.