Rama takon javën e ardhshme kryeministrin grek

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri Edi Rama do të jetë në Greqi  më 15 dhe 16 shtator, ku do të takohet me homologun e tij, Kyriakos Mitsotakis.

Rama do të shkojë në takimin në Athinë në cilësinë e kreut të OSBE.  Çështja e emigrantëve, por edhe konflikti turko-grek pritet të jenë tema të takimeve të shefit të ekzekutivit shqiptar.

Nuk dihet ende nëse çështja e detit dhe plani i zgjerimit të zonave ekonomike nga Greqia do të diskutohet. Në takim veç Ramës e Mitsotakis do të jenë dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm të politikës greke, mes tyre dhe ministri i jashtëm Nikos Dendias.

Rama ka mohuar vazhdimisht zërat se mes Shqipërisë dhe Greqisë ekziston një marrëveshje që lejon këtë të fundit të zgjerohet me 12 milje në detin Jon.

Share This Article