Covid-19 shkaktoi rreth një milion viktima dhe 27 milionë të infektuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Asian flu ncov coronavirus over Earth background and its blurry hologram. Concept of cure search and spreading disease. 3d rendering toned image. Elements of this image furnished by NASA

Sot bëhen gjashtë muaj që kur koronavirusi u shpall si një pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Më 11 mars, shefi i OBSH’së Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh se ishte i shqetësuar nga niveli alarmant i mosveprimit nga qeveritë e shteteve.

Ai u bëri thirrje atyre të ndryshonin rrjedhën e shpërthimit duke ndërmarrë masa urgjente dhe agresive ndaj këtij armiku të padukshëm.

“Disa vende kanë treguar se ky virus mund të shtypet dhe të kontrollohet”– tha ai.

Vetëm disa orë më vonë nga thirrja e tij, Italia njoftoi bllokimin e të gjithë vendit. Italia  dhe Irani ishin epiqendra e shpërthimit në atë kohë, ndërsa Kian dhe Koreja e Jugut kishin kaluar tashmë rrezikun e tyre.

Pikërisht, gjashtë muaj më vonë, rastet e të infektuarve po rriten në shumë vende. Disa vende që arritën të kontrollojnë numrin e rasteve tani po përballen me një rritje përsëri.

Më shumë se 27 milion raste janë konfirmuar globalisht dhe numri i personave që kanë humbur jetën është afër një milion. SH.B.A deri tani ka numrin më të lartë të vdekjeve me më shumë se 191.000 persona, ndiqet nga Brzili, India dhe Meksika.

Share This Article