ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera… 26 minutes ago
Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim 26 minutes ago
TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur 40 minutes ago
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 6 hours ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Si na shihnin konsujt austro-hungarezë

albnews by albnews
12 September, 2020
in Albania, Kosova
0
Si na shihnin konsujt austro-hungarezë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

1907: Kur shoqata patriotike shqiptare “Shok’nija” nga Gjilani angazhohej për hapjen e shkollave shqipe dhe nuk pajtohej me familjen e myftiut të Prishtinës

Më datën 10 mars 1907 konsulli austro-hungarez nga Shkupi, Alfred Rappaport, njoftonte eprorët e tij mbi disa përparime sa i përket lëvizjes shqiptare në kazatë e Kosovës. Por shqiptarët ishin të përçarë mes krahut konservator që nuk e kundërshtonte Perandorinë Osmane dhe kërkonte vetëm ruajtjen e disa privilegjeve dhe – në anën tjetër – krahut që synonte emancipimin dhe hapjen e shkollave shqipe. Rappaport njofton se krerët e Kaçanikut janë bindur të tregohen solidarë me të pakënaqurit e Prishtinës, shkruan KOHA.

RelatedPosts

Policia britanike kërkon ndihmë për të gjetur Blerimin e shpallur në kërkim, komentet e shqiptarëve ‘thyejnë’ rrjetin: Në Bathore City me do kusho… 

Kosova u dërgon ndihma humanitare palestinezëve në Rripin e Gazës

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

Disa emisarë të Prishtinës shkuan në Tetovë për të përgatitur terrenin, por qeveria e kazasë i arrestoi agjitatorët dhe përkrahësit e tyre (gjithsej 24 individë). Presheva dhe Gjilani po ashtu i janë bashkuar agjitacionit. Por karakteri i kësaj lëvizjeje, shkruan konsulli, ishte kundërshtimi i tatimeve të reja. Kjo po shfrytëzohet nga familja e pushtetshme e myftiut të Prishtinës për të shkarkuar njëkohësisht edhe komandantin e batalionit të xhandarmërisë, Kemajl Beun.

Sipas konsullit, ende nuk ka ndonjë bashkëpunim mes lëvizjes së shqiptarëve që kundërshton tatimet e reja dhe synimeve kulturore të shoqatës “Shok’nija” në Gjilan, sepse familjes së myftiut të Prishtinës, e cila gjendet në krye të agjitacionit, as që i intereson çështja kombëtare shqiptare. Por, shkruan Alfred Rappaport, nga burime të besueshme kuptoj se disa aktivistë të “Shok’nija” në Gjilan tani për tani janë të kujdesshëm dhe kërkesat e tyre nuk po i shprehin në tubime të hapura, por fshehurazi disa aktivistë janë deklaruar se lëvizja e tanishme ndoshta mund të çojë në paraqitjen e kërkesës për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe. Këtë synim, shkruante konsulli, e konsideroj tepër optimist dhe të parakohshëm.

1911: Iliaz Aga, pronar çifligjesh dhe pasanik, dehet në një kafehane në Prishtinë dhe flet kundër pushtetit turk. Pason një kërdi osmane, ku vriten disa njerëz dhe plagosen dy hebrenj. Një vit më parë Iliaz Aga ishte dënuar me 50 goditje me shkop…

Më 27 shtator 1911, konsulli austro-hungarez nga Mitrovica, Ladislaus von Tahy, raportonte se në ditën e dytë të Bajramit, më 25 të këtij muaji (shtator 1911), qyteti i Prishtinës ishte arenë e ngjarjeve të përgjakshme. Iliaz Aga, pronar çifligjesh dhe pasanik, vitin e kaluar ishte dënuar nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës me 50 goditje me shkop. Ky dënim u ekzekutua para ndërtesës qeveritare në Prishtinë. Për ta poshtëruar edhe më shumë Iliaz Agën, me rastin e rrahjes së tij jehoi muzika ushtarake. Iliaz Aga qe i shtyrë që ta durojë këtë poshtërim për shkak se qeveria ishte më e pushtetshme. Që nga atëherë ai vetëm priste rastin e përshtatshëm për të marrë hak.

Në ditën e lartpërmendur (25 shtator 1911) ai ishte dehur dhe në një kafehane të Prishtinës kishte filluar të mbajë një fjalim nxitës kundër qeverisë turke. Një kryexhandar osman që kishte kaluar atypari e kishte dëgjuar Iliaz Agën duke folur kundër pushtetit turk dhe me gjasë e kishte njoftuar mytesarifin (sanxhakbeun).

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

14 December, 2025
Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

14 December, 2025
TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

14 December, 2025
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result