Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Duma shkruan se Edi Rama edhe sot ka vijuar të frikësojë dhe intimidojë Manjolën.
Ish-deputetja Grida Duma ka kërkuar që prokuroria të nisë hetimet ndaj kryeministrit për shantazh dhe frikësim ndaj Manjola Cakonit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Duma shkruan se Edi Rama edhe sot ka vijuar të frikësojë dhe intimidojë Manjolën.
“E vërteta e dhimbshme e familjes Cakoni e treguar nga Manjola, është FAKTI i vetëm i një historie, që nuk mund të fshihet nga asnjë formë e propagandës. Edi Rama edhe sot ka vijuar të frikësojë dhe intimidojë Manjolën. Është koha që prokuroria të nisë hetimet ndaj kryeministrit për shantazh dhe frikësim ndaj një zonje, që ka kërkuar publikisht vetëm të drejtën e saj!”– shkruan ajo teksa ka risjellë në vëmendje të publikut edhe momentet që Manjola tregonte më herët se si një person nga kryeministria e kishte marrë në telefon dhe i kishte thënë: Jam Edi, turp të kesh!
Pikërisht, me anë të kësaj videoje, nisi edhe vargu i reagimeve për familjen Cakoni. Duma përmes pamjeve që publikoi pretendonte se familja Cakoni nuk kishte marrë asnjë lloj shpërblimi, pavarësisht se që më datë 26 nëntor shtëpia iu shkatërrua nga tërmeti tragjik.
Vetë Manjola Cakoni, gruaja që humbi burrin dhe vajzën në tërmetin e 26 nëntorit në Thumanë, rrëfeu se është kërcënuar nga kryeministri Edi Rama, pasi rrëfeu në televizor situatën e saj pas tërmetit dhe mungesën e dëmshpërblimit. Sipas saj, Rama e ka përdorur djalin e vogël për propagandë dhe kur ka parë rrëfimin e saj, i ka dhënë nënës së saj në telefon: “thuaji Manjolës ti vijë turp”, dhe më pas personi është prezantuar si “Edi jam”.
Ndërsa ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka publikuar dokumentet që provojnë se familja Cakoni është asistuar nga qeveria. Rama i dedikoi një reportazh të tërë në kanalin e tij në ERTV. Sipas të dhënave të publikuara, Manjola dhe djali i saj, Alesia, fillimisht janë asistuar me 10 milion lekë të vjetra, që qeveria ia akordoi çdo familjeje që humbi të afërmit në tragjedi. Më pas kanë përfituar edhe bonusin e qerasë, pensionin dhe tashmë shtëpinë.