Kanë ndërruar jetë dy prej 4 vajzave të cilat mbetën të plagosura në aksidentin mes 5 makinave në dalje të tunelit të autostradës Tiranë- Elbasan. Vajzat ishin të moshave 22 dhe 23 vjeçare.
“Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës, mjeti tip “Benz”, dyshohet se ka goditur mjetin tip “Volkswagen”, ku udhëtonin 4 shtetase.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë bërë e mundur nxjerrjen nga mjeti të 4 shtetasve të cilit ishin të bllokuar, të cilat u transportuan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ku 2 shtetase si pasojë e palagëve të marra kanë ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e shkakut të aksidentit”, njoftoi policia.
Ngjarja ndodhi këtë mbrëmje dhe pamjet e përcjella nga media tregojnë se makinat janë përplasur në shpejtësi të lartë mes tyre. Njëra prej 4 vajzave mbeti e bllokuar për rreth gjysëm ore në makinë derisa ndërhynë forcat zjarrfikëse të cilat sharruan makinën.
Ndërkohë dy vajzat e tjera ndodhen në spital në gjendje të rëndë./Express