Evertoni e ndali formën e dobët në ballafaqimet kundër Tottenhamit. Ka qenë goli i Dominic Calvert-Lewin në pjesën e dytë që ia dha pikët e plota skuadrës vizitore në start të Premier Leagues.
Carlo Ancelotti ua dha mundësinë tri transferimeve për debutim, përfshirë kolumbianin James Rodriguez. Debutuan te Tottenhami, Matt Doherty dhe mesfushori Pierre-Emile Hojbjerg, por që patën paraqitje jo të mirë. Skuadra e tyre pësoi disfatë nga Evertoni për herën e parë që prej vitit 2012.
Shanset më të mira Tottenhami i pati para pushimit, por portieri Jordan Pickford i ndali gjuajtjet e Dele Alli dhe Dohertyt.