Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë konfirmuar 144 raste të reja me Covid në Shqipëri dhe kanë vdekur 3 persona.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçar nga Lushnja dhe një 74 vjeçar dhe një 83 vjeçar nga Tirana.
Janë kryer në 24 orët e fundit 824 testime dhe janë konfirmuar 144 qytetarë të prekur me COVID19.
Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon :
55 raste në Tiranë, 15 në Fier, 10 në Elbasan, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Durrës, Kurbin, Divjakë, Gramsh, 6 në Korçë, 5 në Lushnje, nga 3 raste në Shkodër, Pogradec, Delvinë, nga 2 raste në Krujë, Përmet, nga 1 rast në Kavajë, Berat, Gjirokastër.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 6733 që nga fillimi i epidemisë.