Ischinger: Pa njohjen e Kosovës, s’ka anëtarësim të Serbisë në BE

albnews
By
1 Min Read
Wolfgang Ischinger, Vorsitzender der Münchner Sicherheitskonferenz, spricht am 10.01.2017 in Berlin bei einem Interview der Deutschen Presse-Agentur. Foto: Britta Pedersen/dpa-Zentralbild/ZB [ Rechtehinweis: (c) dpa ]

Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger i bëri thirrje Prishtinës zyrtare të heqë taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe të marrë menjëherë në këmbim liberalizimin e vizave.

Ischinger shkroi në Twitter pas samitit të Berlinit, se tani është e qartë se ndarja etnike e territorit nuk duhet të diskutohet.

“Tani të gjithë e dinë pak më mirë se çka nuk është e dëshirueshme. Por si të shkohet më tej? Çfarë duhet të fitojë Serbia (ta njohë Kosovën)? Rrugën e përshpejtuar të anëtarësimit në BE? Por është e qartë – pa njohje – nuk ka anëtarësi! Dhe Kosova duhet të heqë menjëherë taksat dhe të marrë liberalizimin e vizave, “shkruan ai.

Share This Article