Kurti: Luftëtarët e lirisë kishin ndërgjegje të lartë njerëzore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë homazhe në nderim të 20 vjetorit të Epopesë së Çabratit.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se luftëtarët e lirisë kishin ndërgjegje të lartë njerëzore e përgjegjësi të thellë kombëtare.

“Luftëtarët e lirisë kishin ndërgjegje të lartë njerëzore, kishin përgjegjësi të thellë kombëtare dhe pikërisht nga këto dy karakteristika të tyre vinte edhe heroizmi, guximi e trimëria e pashoq” tha Kurti.

20 vite më parë, me datë 7 edhe 8 maj, në Çabrat u zhvillua luftë e drejtpërdrejtë me forcat serbe ku ranë 7 dëshmorë dhe 41 civil. 43 qytetarë të asaj lagje në Gjakovë u rrëmbyen dhe u zhdukën kurse 77 të tjerë, poashtu të paarmatosur, u arrestuan për tu mbajtur në burgje deri në vitin 2001.

Mbetën të tjerë të plagosur, e në mesin e dëshmorëve  ishte edhe Yllka Domin, që ra në këtë betejë.

Share This Article