Një nga pikturat më të famshme të dinsatisë kinezë Yoan pritet të dalë në shitje në Hong Kong. Vepra e rrallë është vlerësuar me një çmim fillestar 10 milionë dollarë.
Një pikturë e famshme,që i përket Dinastisë Yuan,dikur në pronësi të perandorëve kinezë vlerësohet të shitet deri në 10 milion$ në një ankand të Shtëpisë “Sotheby’s” në Hong Kong.
“Pesë Princat e dehur që kthehen mbi kalë”, pikturuar nga mjeshtriidinastisë Yuan, Ren Renfa (1255-1327), pritet të dalë në shtitje në 8 tetor së bashku me veprat ë tjera të rralla.
“Kjo është një pikturë që hyri në koleksionin e Perandorit Qianlong në shekullin e 18-të, mban vulat e Perandorit, djalit të tij dhe pasardhësve të tjerë të dinastisë Qing, derisa ra në duart e Puyi, perandori i fundit, i cili e shiti atë në treg.
Piktura hyri në koleksione të ndryshme shumë të rëndësishme në perëndim. Dhe sot është këtu me ne, “tha kryetari i“Sotheby’s” përAzinë, Nicholas Choë.
Ndër veprat e tjera që Sotheby’s prezantoi të mërkurën për artdashësit ishte edhe koleksioni i artistit të dinastisë Qing Wang Hui.
Dymbëdhjetë piktura tradicionalekineze , të cilat janë 200 metra të gjata, janë shpërndarë nëpër gjithë botën. “Sotheby’s” e përshkroi koleksionin si unik, po nuk është për shitje.