Shqipëria kërkoi ndihmën e Italisë që Konferenca e Parë Ndërqeveritare për negociatat të zhvillohet brenda presidencës gjermane.
Kryenegociatori i Shqipërisë Zef Mazi, zhvilloi një videokonferencë me zëvendës sekretarin e jashtëm të Italisë, Ivan Skalfaroto.
”Po përpiqemi të arrijmë standardet e kërkuara në sistemin tonë politik, në ekonomi, në drejtësi, në luftën kundër korrupsionit, drogës dhe krimit të organizuar. Është një proces i gjatë dhe shpresojmë që BE ta kuptojë këtë. Është mjaft e rëndësishme që institucionet europiane të mos lejojnë më një boshllëk te popujt e Ballkanit Perëndimor”, tha Mazi.
Skalfaroto tha se Italia është një mbështeteëse e patundur e procesit të zgjerimit të BE në Balkkanin Perëndimor, e në veçanti me Shqipërinë.