Qeveria: Të hiqet Porta Maqedonia dhe monumenti i Nënë Terezës

albnews
By
1 Min Read

Qeveria me shkresë kërkoi nga komuna Qendër të fshihen pullat për Portën Maqedonia dhe për monumentin e pakompletuar të Nënë Terezës.

Nga komuna për Alsat thanë se tani duhet të kenë një takim me Ministrinë e Kulturës, ku do të përcaktohen hapat e ardhshëm.

Nga Komuna Qendër janë kategorik, se largimi i mundshëm i cilësdo përmendore nga pjesa qendrore e qytetit është në kompetenca të investitorit, në këtë rast Qeverisë.

Në fillim të këtij viti Qeveria mori vendim që përmendorja e Nënës Terezës, e cila akoma nuk është përfunduar në vend që të prishet, të dislokohet, por me shkresën e dërguar paralajmërojnë se tani kanë ndryshuar mendje./Alsat/

Share This Article