Zbulohet kë do të nominojë Tramp në Gjykatën Supreme të SHBA

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp raportohet se dëshiron të nominojë gjyqtaren konservatore, Emi Koni Barret në Gjykatën Supreme, vetëm disa javë para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Presidenti pritet që ta bëjë këtë njoftim në mbrëmjen e 26 shtatorit.

Duke cituar burime që kanë njohuri për këtë çështje, mediat amerikane, përshirë “New York Times” dhe “CNN”, kanë raportuar që Tramp do ta nominojë gjyqtaren Barret.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Tramp tha se ka vendosur për emrin që do të dominojë për Gjykatën Supreme, por nuk tregoi se për cilin kandidat bëhet fjalë.

Tramp dhe republikanët në Senat janë zotuar se do të gjejnë zëvendësuesen e gjyqtares, Ruth Bader Xhinsburg, gjyqtarja liberale që vdiq në moshën 87-vjeçare më 18 shtator.

Vdekja e Bader Xhinsburg i jep mundësi republikanëve që të zgjerojnë shumicën e tyre konservatore në këtë gjykatë në 6 me 3, në kohën kur vendi është thellësisht i ndarë para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Gjykatësit e Gjykatës Supreme kanë mandat të përjetshëm dhe marrin vendime për çështjet të ndjeshme politike, prej abortit dhe migracionit deri për çështjet e të drejtave civile dhe ligjeve për armët.

Demokratët, përfshirë edhe kandidatin presidencial, Xhe Bajden, kanë argumentuar se zëvendësi i Xhinsburg, duhet të zgjidhet pas zgjedhjeve presidenciale.

Share This Article