Përleshjet mes forcave Armene dhe ato të Azerbajxhanit mbi enklavën Nagorno-Karabak kanë vijuar edhe të hënën ( 28 shtator) në mëngjes me vendosjen e artilierisë së rëndë në të dy anët.
Ministri i Mbrojtjes i Armenisë tha se luftimet kanë vijuar gjithë natën, ndërsa ministri i Mbrojtjes i Azerbajxhanit tha se forcat armene po bombardonin qytetin e Terter.
“Bëhuni gati për të mbrojtur atdheun tonë të shenjtë”, tha në Facebook Kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan.
Armenia akuzoi Azerbajxhanin fqinj për sulme ndaj vendbanimeve civile në rajonin e diskutueshëm.
“Përgjigja jonë do të jetë e njëjtë dhe udhëheqja ushtarako-politike e Azerbajxhanit mban përgjegjësi të plotë për situatën”, tha përmes një deklarate Ministria e Mbrojtjes së Armenisë.