Një gjykatë në Mal të Zi ka dënuar plot 13 vetë, duke përfshirë edhe dy agjent sekret rusë, me burgim deri në 15 vjetë. Arsyeja e dënimit është si shkak i organizmit të një grushtshteti mbi qeverinë e shtetit ballkanik, si dhe ndalimin e këtij shteti që të i bashkohet NATO’s, shkruan agjenica e lajmeve amerikane Fox.
Gjyqtarja kryesore Suzana Mugosa tha të enjten se dy rusët, të identifikuar si Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, janë arrestuar për planifikim të terrorizmit dhe krijimit të një organizate kriminale. Të dy ishin gjykuar në mungesë për shkak të mos daljes së tyre para gjykatës.
Shishmakov u dënua me 15 vjetë burgim ndërsa Popov me 12. Dy politikanë serbë poashtu të përfshirë u dënuan me nga pesë vjetë secili.
Verdikti thotë që grupi planifikonte të merrte parlamentin në ditën e zgjedhjeve të datës 16 tetor 2016. Gjithashtu ata planifikonin të vrisnin kryeministrin e atëhershëm Milo Djukanovic dhe të instalojnë një qeveri pro ruse që është kundër orientimit nga aleancat perëndimore.