Britani, Vallance: Shkalla e infeksionit vazhdon të rritet dhe nuk është nën kontroll

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet shëndetësore britanike pranuan sot se shkalla e infeksionit në Britaninë e Madhe nuk është nën kontroll, ndërkohë që vala e dytë e COVID-19 vazhdon të përshkallëzohet.

“Gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar”, paralajmëroi Këshilltari Shkencor i qeverisë, Patrick Vallance, në një konferencë shtypi në Downing Street.

“Shkalla e infeksionit vazhdon të rritet dhe nuk është nën kontroll për momentin”, shtoi ai.

Kufizime të reja janë ndërmarrë në javët e fundit, veçanërisht në nivel lokal, për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar.

Vendi i goditur më rëndë në Europë, me 42 143 të vdekur (+71), BM regjistroi 7 108 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve pozitive në 453 264.

Share This Article