Firma e njohur suedeze e modës H&M u gjobit me 35,3 milionë euro nga Avokat gjerman i Popullit me akuzën për mbledhjen e të dhënave mbi privatësinë e punonjësve.
”Monitorimi përfshiu disa qindra punonjës në një qendër shërbimi në qytetin bavarez të Nurembergut”, sipas një deklarate nga Komisioneri i Hamburgut për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Lirinë e Informacionit.
”Që prej vitit 2014, kompania H&M në zyrën e Nurembergut ka mbledhur regjistra të gjerë të rrethanave të jetës private të punonjësve, duke përfshirë diagnozat shëndetësore, problemet familjare dhe besimet fetare”, theksoi deklarata.
”Detajet shpesh regjistroheshin dhe arkivoheshin në një sistem të lexueshëm për 50 menaxherë të tjerë në të gjithë kompaninë”, thuhet në akuzë.
Ky incident zbuloi praktika për përpunimin e të dhënave personale të punonjësve që nuk ishin në përputhje me rregullat dhe udhëzimet e H&M.
Kompania u kërkoi falje punonjësve të interesuar në një deklaratë dhe theksoi se ”do të shqyrtojë vendimin e Avokatit të Popullit”.