Mbi 100 jetë njerëzish janë humbur në përplasjen mes Azerbajxhanit dhe Armenisë në rajonin Nagorno Karabak që nisi ditën e dielë.
Të dy vendet kanë shpallur gjendje lufte duke bërë që rajoni të ndodhet në pikën më të acaruar të marrëdhënieve që pas armëpushimit në 1994.
Forcat ushtarake të Azerbajxhanit kanë bombarduar disa pika të rajonit të Nagorno Karabak teksa presidenti Ilham Aliyev ka deklaruar se ato nuk do të ndalojnë deri sa forcat armene të largohen prej aty.
Pamje të bombardimeve me dron janë shpërndarë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit. Në videot e shpërndara duket sulmi ndaj një autokolone armene dhe një tjetër ndaj një kundër-ajrori.
Ministria e mbrojtjes së Armenisë lëshoi gjithashtu një foto të një avioni armen SU-25 që tha se ishte rrëzuar nga një turk F-16 të martën. Turqia, ka hedhur poshtë pretendimet si “propagandë u ulët”.