Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Indi ka kaluar 100,000 të shtunën, derisa nuk shihen shenja të rënies së numrit të tyre.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 100,842 të vdekur në total, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 6.47 milionë pas një rritjeje ditore me 79,476 raste të reja, transmeton KOHA. India tani ka shkallën më të lartë të infektimeve në baza ditore në botë.
Kryeministri Narendra Modi kishte vënë vendin në izolim në përpjekje për të ndalur përhapjen e virusit, por është përballur edhe me rënie të rëndë ekonomike, raporton Reuters.
Kalimi në stinën e dimrit dhe sezonën e festave, përfshirë edhe festivalin Diwali në Indi muajin e ardhshëm, shteti i dytë me popullsinë më të madhe në botë mund të përballet me rritje të rasteve, thonë ekspertë të shëndetësisë.