Të paktën 12 persona janë zhdukur në juglindje të Francës në Alpes Maritimes, rajoni i Nicës, pas stuhive të dhunshme të orëve të fundit.
Sipas zjarrfikësve, nëntë persona janë konfirmuar të zhdukur, tre të tjerë të dyshuar.
Të parët u panë nga dëshmitarët ndërsa janë nxjerrë nga ujërat.
Mbi 700 zjarrfikës janë mobilizuar në zonë, ndërsa helikopterët mund të ngrihen vetëm kur moti lejon fluturime te shkurtra.
Shumë shtëpi janë shkatërruar ose dëmtuar, ndërsa komuna e Saint-Martin-Vesubie është shkëputur nga pjesa tjetër e botës.
Dje shirat e rrëmbyeshëm kanë shkatërruar një urë.